Web faqja zyrtare e KF Shkëndija 79
 
» Për Një Kombëtare Më Të Fortë!

Më 24.08.2007 (e premte), ne restaurantin e stadiumit të KF Prishtinës, në Prishtinë, u mbajt mbledhja e paralajmëruar e grupeve tifozerike nga te gjitha trevat shqiptare, iniciative kjo marr nga grupi i tifozeve Plisat nga Prishtina

   Siç ishte bërë publike edhe me heret, ne lajmerimin e leshuar per mbledhje, qellimi kryesor dhe i vetem i mbajtjes se nje tubimi te ketille ishte se si te gjendet rruga qe te gjithe tifozet shqiptar te jene te bashkuar gjate lojerave te kombetares, te kene nje qendrim dhe nje tribun te vetme.

   Të pranishem ne mbledhje ishin : Ballistët (Tetovë), Plisat (Prishtinë), Torcida (Mitrovicë), Kuq e Zinjët e Jakovës (Gjakovë), Skifterat (Gjilan), Tifozat Kuq e Zi ( të cilët njëherit janë edhe përfaqësues të shumë grupeve nga trojet shqiptare). Gjithashtu duhet cekur se edhe pse munguan fizikisht (për shkaqe teknike) grupet si: Arpagjikt (Prizren), Fikshat (Kaçanik) dhe Shqiponjat (Pejë) konfirmuan se janë dhe do ta respektojnë çdo vendim që do të del nga mbledhja në fjalë.

   Vlen të theksohet se për të gjitha pikat e diskutuara u gjend gjuha e përbashkët dhe vendimet te cilat dolen nga ky takim jane:

1.Të gjitha grupet e tifozeve do te vendosen ne nje tribune te vetme.
2.U caktuan udheheqesit e tribunës
3.Këngët të cilat do të këndohen
4.Vendosja e nje transparenti i cili do ti perfaqesoj te gjithe, (do të jetë pa llogo vetem mbishkrimi O sa mire me qene Shqiptar).
5.Rekuizitat duhet te jene patjeter me ngjyrat kuq e zi ndersa mund te kete mbishkrime identifikuese te grupeve.
6.Per nder te Besnik Hasit te organizohet nje koreografi.

   Vleresojme se takimi ka qene mjaft i suksesshëm dhe njëherit janë marr vendime mjaft te rendesishme, qe shpresojme se do te na qojne drejt nje paraqitje te papare deri me tani te tifozeve shqiptare ne ndeshjet e kombetares.

   Shfrytezojme rastin qe ti falenderojme dhe ti pershendesim te gjitha grupet te cilat nuk paten mundesi te jene prezent por na dhan perkrahjen maksimale rreth vendimeve.

Tifozat Shqiptar.

Marr nga www.fcplisat.com

LAJMET - TITUJT KRYESOR
Shkëndija fitoi si mysafir nda Ilindenit
U hodh shorti për ndeshjet e Kupës - e teta e finales
Shkëndija shënoi fitoren e parë
U hodh shorti i Kupës së Maqedonisë
Për Një Kombëtare Më Të Fortë!
Shkëndija pret përgjigje nga UEFA
Ndeshje përgaditore Shkëndija79 - Shkëndija 79 B ...
Shkëndija 79- Vardar 0-1...
Shkëndija - Sileks 0-1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Forumi i klubit
 
Kalendari i ngjarjeve